
Ditën e Martë, dt. 28/03/2023, “Akademia e Ekonomistëve të Rinj” zhvilloi sërish takimin e radhës me maturantë të shkollave të mesme “Andon Zako Çajupi” dhe
“Meridian” në ambjentet e Universitetit “Barleti”.
Grupe maturantësh me dëshirën, motivin dhe kreativitetin për të diskutuar mbi çështje të financave personale u bënë bashkë për 3 orë dedikuar menaxhimit të
mençur të parasë dhe planifikimit financiar personal.
Trajnime, lojra, diskutime, konkurrime, ballafaqim idesh dhe qëndrimesh, ishin disa nga pikat kryesore të këtij takimi, ku drejtuesja e kësaj akademie, Dr. Blerina
Banushi, theksoi rëndësinë që ka akademia për të nxitur të rinjtë të mendojnë në mënyrë kritike dhe inteligjente, në raport me financat dhe përmirësimin e mirëqenies financiare në tërësi.
Ky aktivitet zhvillohet nga Departamenti i Ekonomisë, Sipërmarrjes dhe Financës në Universitetin “Barleti”.
Nëse ke dëshirë dhe ti të jesh pjesë e Akademisë së Ekonomistëve të Rinj, na kontakto tani!
