
Momente nga Leksioni i Hapur i datës 27 Mars, në ambientet e Universitetit Barleti, udhëhequr nga Përgjegjësi i Departamentit të Ekonomisë, Sipërmarrjes dhe Financës Rezart Prifti, me përfaqësues nga Kreston Albania , zj. Mirsada Zeneli, drejtuese e Akademisë Kreston Albania dhe Menaxherja e Brandit Denada Male
Kreston Albania është një kompani që ofron një gamë të gjerë shërbimesh financiare si shërbime të auditimit dhe dhënies së sigurisë, shërbime të kontabilitetit dhe taksave, si dhe shërbime ligjore dhe të këshillimit financiar për biznese që operojnë në industri të ndryshme.
Në publikimin e fundit të Bordit të Mbikëqyrjes Publike në Shqipëri për renditjen e kompanive më të mëdha të auditimit në vend, Kreston Albania është renditur në vendin e pestë.
Në vijim të filozofisë për një Universitet Aplikativ, Departamenti i Ekonomisë, Sipërmarrjes dhe Financës organizon në bashkëpunim me Kreston Albania, një prezantim të ideuar në kuadrin e këshillimit të karrierës për studentë dhe strategjitë e inovacionit.
