
Klubi i Sipërmarrjes me pedagoge Ana Shkreta, zhvilloi gjatë ditës së sotme, vizitë studentore pranë Muzeut të Bankës së Shqipërisë. Në këtë vizitë studentët u njohën me historikun e Bankës së Shqipërisë, u njohën me monedhat antike, të cila të çonin tek qytetërimet e lashta që kanë banuar viset e sotme shqiptare, për të na dëshmuar mbi monedhat që kanë prerë dhe përdorur paraardhësit tanë. Studentët patën mundësi të njihen me postet e punës në fillimet e funksionimit
të Bankës së Shqipërisë, duke përfshirë makinën e shkrimit, makinën llogaritëse, vulën etj.
Në përfundim të vizitës studentët patën mundësi të realizonin dhe fotot e tyre në monedhë, si dhuratë nga institucioni.
