
U zhvillua në datën 17-18 Dhjetor 2022 pranë Universitetit Barleti trajnimi me temë “Yoga terapeutike për fëmijët me nevoja të veçanta dhe sfida zhvillimi” ku pjesëmarrës ishin fizioterapistë. Trajnimi kishte si qëllim kryesor integrimin e Yogës gjatë seancave të rehabilitimit pediatrik. Trajnimi është i përbërë nga një ndërthurje praktike dhe teorike, duke u fokusuar me shembuj dhe situata konkrete gjatë trajtimit të patologjive pediatrike.
Bashkojmë trupin, mendjen dhe shpirtin në një disiplinë gjithëpërfshirëse.
