
Klubi i Mjekësisë në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Mjekësore dhe Qëndrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, nën moton “Dhuro gjak, shpëto jetë” organizuan ditën e dhurimit të gjakut në ndihmë të fëmijëve talasemikë, nismë që iu bashkuan pedagogë dhe studentë të "Universitetit Barleti".
Humanizmi është një ndjenjë shumë e bukur, pesha e së cilës merr më shumë vlerë, kur
shoqërohet me një akt fisnik si dhurimi i gjakut e tashmë kjo iniciativë është kthyer në traditë
barletase ku edhe këtë vit u shënua i njëjti entuziazëm dhe pjesmarrje si vitin e parë.
Ju faleminderit të gjithëve!
