
Fakulteti i Shkencave Mjekësore pranë Universitetit “Barleti” organizoi sot një leksion të hapur me temën: “Çfarë është talasemia dhe pse talasemikët kanë nevojë për gjak” me prof. dr. Eleni Nastas. Qëllimi i këtij leksioni është informimi i të gjithë studentëve dhe stafit akademik dhe administrativ mbi këtë problem shëndetësor si dhe ndërgjegjësimi mbi nevojën që kanë për gjak të gjithë ata që vuajnë nga talasemia. Në fund të këtij leksioni, të gjithë u ftuan për të dhuruar gjak në prani të mjekëve të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut.
