Në Ditën përkujtimore të 27 janarit, Universiteti i Kalabrisë zhvilloi edicionin e pestë të konkursit të fotografisë me temë “Duke parë Tjetrin, mund të kuptosh Holokaustin”. Konkursi është mbështetur nga SPI CGIL e Kalabrisë, në bashkëpunim me rrjetin Universitar për Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, pjesë e të cilit është dhe “Universiteti Barleti", si dhe Fondacionin e Muzeut të Kujtesës "Ferramonti di Tarsia".
Në përputhje me kuptimin e Ditës së Përkujtimit, konkursi kishte për qëllim hartimin dhe shpërndarjen përmes fotografisë të një ndjeshmërie më të gjerë në lidhje me memorien rreth Holokaustit, si dhe në një kuptim më të ngushtë të koncepteve moderne të edukimit civil në lidhje me Holokaustin: respektin për minoritetet, pavarësinë e mendimit, mirëkuptimin reciprok, përgjegjësinë individuale, reflektimin politik.
Organizatorë të konkursit dhe në përbërje të Komitetit Shkencor ishin: Cesira Bellucci, Alessandra Carelli, Anjeza Llubani, Roberto Sottile, nën mbikëqyrjen shkencore të Prof. Paul Coen. Në aktivitetin e datës 27 janar i ftuar nderi ishte Miki Becnaan, shkrimtar dhe dëshmitar i Holokaustit. Referuan Prof. Paul Coen dhe Xhulia Fresca.
Çmimin e parë të konkursit e fitoi Salvatore Federico me fotografinë e titulluar: Anija (Boat).
Në fotografi është portreti i një djali nga Guinea, i cili i përket një grupi azilkërkues Afrikanë të cilët kanë mbërritur në Kalabri muajt e fundit, i cili mban në dorë një varkë prej letre në mes të dy gishtave dhe "noton" në ajër, si për të kujtuar çastet tragjike të udhëtimit që e çoi në Itali.
http://ilvizzarro.it/component/k2/3579-salvatore-federico-si-aggiudica-il-primo-premio-della-rassegna-vedere-l-altro-vedere-la-shoah.html