
Më datë 24 – 25 Shkurt 2023, u zhvillua aktiviteti “Barleti Hackathon - Zbulimi i talenteve për të ardhmen dixhitale”, vazhdimësi e aktiviteteve cdo mujore të Universitetit Barleti. Ky aktivitet, në të cilin, një numër i caktuar individësh takohen për t'u angazhuar në programim kompjuterik bashkëpunues, është i konceptuar sipas kategorive: Digital Tech, Digital City (Smart City), Digital Industry, Digital Finance & Fintech, Digital Health & Sport dhe Digital Social. Fituesit e secilës kategori do të jenë pjesë e konkursit “Hackathon Final” që do të zhvillohet në Universitetin “Barleti”. Një projekt mund të jetë pjesë e një ose më shumë kategorive, çfarë do të thotë se, konkurentit i lind e drejta për të marrë pjesë më shumë se një herë në seritë e Hacakthon.
Qëllimi kryesor i këtyre aktiviteteve është zbulimi dhe mbështetja e talenteve të grupmoshave të ndryshme, duke u krijuar hapsirën e punës, mbështetjen e ideve dhe ofrimin e qasjes për përmirësimin e projekteve të tyre që përfshinin kodim, ndërtim të aplikacioneve, apo softwer-ve në varësi të projektit. Për të realizuar këtë objektiv, “Barleti Hackathon”, është konceptuar në tre faza: Faza 0: Demo Day, Faza 1: Implemtentim/Zbatim dhe Faza 2: Realizim/Prezantim.
Me nxënësit pjesëmarrës në këtë Hackathon, faza zero “Demo Day” u realizua me, datë 17 Shkurt 2023, në ambjentet e “Triple City” në Universitetin “Barleti”. Në këtë fazë nxënësit u informuan mbi filozofinë e aktivitetit Hackathon, si duhet ta kuptojnë dhe t’i qasen këtij eventi teknologjik nga profesor Erion Muça dhe profesoresha Olta Murataj. Secili nga nxënësit, individualisht apo në grup, kishte ardhur me një ide për ta realizuar dhe shërbyer në treg. Idetë e tyre fillestare i konsultuan me profesor Ing. Amir Esmaeilakhtar, që u dha gjurmët e para në të cilat duhet të vazhdonin rrugëtimin për realizimin e ideve në produkte konkrete.
Në 2 ditë Hackathon, përkatësisht në datën 24 Shkurt 2023, trajnimet u zhvilluan në ambjentin e “Triple City”. Faza e parë nisi me “Identifikimin, kuptimin dhe prezantimin e një problemi”, me fokus trajnimi “Studimi i tregut dhe target grupi (Kam një ide!)”. Këtë trajnim e mbajti profesor Ing. Amir Esmaeilakhtar. Faza e dytë përfshinte trajnimin mbi “Sfidat e dizajnimit”, hartimin e një modeli bisnesi dhe të një plani bisnesi. Këtë trajnim e mbajti profesoresha Kejda Nuhu, PhD.
Në ditën e dytë të Hackathon, me datë 25 Shkurt 2023, faza e tretë, nisi me testimin dhe ndërtimin e një aplikacioni apo platforme dhe krijimin e një prototipi. Këtë trajnim e mbajti asistent lektorja Anisa Doçi. Në fazën e katërt, u mbajt trajnimi “Pitching like a pro!” nga profesoresha Olta Murataj, PhD. Ky trajnim jep teknika se si të përgatitet një prezantim në nivel profesionisti, si t'i paraqesin strategjitë e tyre drejt një vizioni suksesi në të ardhmen.
Pas mbylljes së fazës së katërt, të ditës së dytë, nxënësit u lanë që të përgatisin projektet në formë prezantimesh për t’i paraqitur para jurisë.
Juria e këtij Hackathoni përbëhej nga, Sokol Shurdhi, Drejtor i Qendres së ICT në Universitetin “Barleti”, Blendi Allushi, Inxhinier IT pranë AA Company Film dhe, Saimir Shtylla, Arkitekt, Pedagog në Universitetin “Barleti”.
Nga projektet e prezantuara, juria bazaur në aftësinë prezantuese, aftësinë teknike, vlefshmërinë e idesë, qëndrueshmërinë e projektit vlerësoi tre projekte për të kaluar në fazën finale të “Hackathon Final”, ndër to, projektin “Regjistër” punuar nga nxënësi Firdeus Shkalla, projekti “Kërko” punuar nga nxënësi Deni Zeqo dhe, projekti “Safety eye” punuar nga nxënësit Ester Pashtanjaku dhe Michele Celkavaja. Projekti ambicioz ANNI Project (Research) nga nxnënësit Orhan Asllani dhe Endi Tonçica, pas rekomandimeve të vlefshme që mori nga juria u vendos që të ishte pjesëmarrës në kategoritë e tjera të “Hackathon Barleti” që do zhvillohen në muajt në vijim.
"What is now proved was once only imagined." - William Blake
Kliko për të parë më shumë nga "Hackathon Barleti" https://www.youtube.com/watch?v=1F9rPvkxTTc
