Leksion i hapur me studentët e Master Profesional në Turizëm dhe Master Profesional në Lidership dhe Manaxhim Burimesh Njerëzore i organizuar nga Departamenti i Ekonomisë, Sipërmarrjes dhe Financave, “Universiteti i Barletit” në fushën e Menaxhimit Strategjik të Burimeve Njerëzore me temë: "Planifikimi, Rekrutimi dhe Seleksionimi"
Ditën e hënë, dt. 27.02.2023, në ambientet Fakultetit të Ekonomisë, Sipërmarrjes dhe Financave, “Universiteti i Barletit” u zhvillua një leksion i hapur me temë "Planifikimi, Rekrutimi dhe Seleksionimi në Maritim Hotel Plaza Tirana”.
Të pranishëm në aktivitet ishin Znj. Juna Beqiri, Menaxhere e Departamentit të Burimeve Njerëzore në Maritim Hotel Plaza Tirana, pedagogia Blanka Xhani në lëndën “Manaxhim Strategjik Burimesh Njerezore” dhe studentët e Master Profesional në Turizëm dhe Master Profesional në Lidership dhe Manaxhim Burimesh Njerëzore.
Znj. Beqiri i njohu studentët me Politikat dhe Procedurat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Maritim Hotel Plaza Tirana dhe veçanërisht me Procedurat e Rekrutimit dhe Seleksionimit të stafit në hotel. Vëmendje e veçantë ju kushtua problematikave aktuale të qarkullimit të lartë të punonjësve me të cilat po ndeshet industria e mikëpritjes në vendin tonë, si dhe politikave që Maritim Hotel Plaza Tirana po ndërmerr për zhvillimin e Employer Branding dhe shndërrimin në një “punëdhënës tërheqës” për aplikantët. Gjithashtu studentët u njohën edhe me trendet e fundit të rekrutimit të punonjësve, si dhe të kandidatëve pasiv në rrjetet sociale.
Në fund të aktivitetit, studentë dhe pedagogë drejtuan pyetje në lidhje me temën e prezantuar.