
Në funksion të STEAM ALBANIA program kombëtar i konsorciumit TRIPLE CITY, ADRIAPOL INSTITUTE dhe UNIVERSITETI BARLETI u organizua eventi i fundjavës përmes demostrimit të projekteve të realizuara bazuar në edukimin STEAM të nxënësve të Gjimnazit “Ismail Qemali” Tiranë.
Në këtë skauting të STEAM në formatin e një takimi, bootkampi dhe aktiviteti fundjave u shpallen 5 projekte fituese të cilat do të akselerohen përmes mbështetjes për start up me qëllim komercializimin e jetësimin e tyre, për ti ndihmuar nxënësit të vetëpunësohen si freelancer.
Projektet pjesëmarrëse gëzojnë të drejtën për të marrë pjesë në kompeticionin final të STEAM-ASEDF në Prill 2023, fituesit e të cilit do të marrin pjesë në takime ndërkombëtare të inovacionit dhe kreativitetit dhe do të mbështeten të përmirësojnë, zhvillojnë dhe patentojnë ndërkombëtarisht projektet e tyre.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte vlerësimi "shkencëtarëve të së ardhmes" duke optimizuar përvojat dhe kreativitetin e nxënësve dhe mundësuar atyre ti japin zë, figurë dhe pamje talentit të tyre duke promovuar aftësitë dhe talentin e tyre përtej mureve të shkollës..e duke ndërtuar rrugën e duhur të suksesit të tyre të afërt.
