
Në kuadër të Ditës Botërore të Kancerit dhe në vazhdimësi të leksionit të hapur të zhvilluar në Universitetin Barleti mbi sensibilizimin për kancerin e qafës së mitrës, Klubi i Mjekësisë në bashkëpunim me Departamentin e Shkencave Mjekësore Teknike organizoi një vizitë në Institutin e Shëndetit Publik, në Laboratorin Qëndror të Depistimit për HPV i cili funksionon ne kuadrin e Programit Kombëtar të Depistimit të Kancerit të Qafës së Mitrës (PKDKQM).
Studentet u pritën nga Prof. Asoc. Lila Shundi, Përgjegjëse e Departamentit të Laboratorëve të Referencës Kombëtare, e cila i informoi ata mbi organizimin e PKDKQM-së në Shqiperi si dhe mbi funksionimin e procesit të testimit laboratorik.
Studentët u interesuan dhe diskutuan edhe në lidhje me parandalimin e kancerit të qafës së mitrës përmes vaksinimit dhe depistimit për HPV.
