Qëllimi i Accelerator START-UP është të gjejë zgjidhje inovative për biznesin duke përdorur metodën Business Model Innovation që do të drejtojë dhe përshpejtojë procesin e krijimit të Start-up-eve.
STRUKTURA:
Workshop-i është planifikuar të organizohet në tri pjesë kryesore:
1. Paraqitja e problemeve / sfidat që bizneset lokale hasin për të konkurruar dhe për të qenë inovativ në arenën globale.
2. Ngritje kapacitetesh se si ta kthejmë mundësitë në sipërmarrje.
3. Identifikimi i zgjidhjeve të reja
Diskutim me komunitetin / audiencën për të gjetur disa zgjidhje të reja për të trajtuar problemet e paraqitura nga Dhomat e Tregtisë dhe aplikimi Business Model Canvas për krijimin e Start-Up-eve.
