
Aftësia për të përcjellë njoftime, udhëzime, ide, vizione, mund të ndikojë pozitivisht në shumë fusha të jetës së njeriut, por kërkon Praktikë. Workshop i realizuar nga e ftuara jonë Regjizore/ Eksperte e Zërit dhe Komunikimit Znj Sonila Kapidani, ndihmoi në përmirësimin e aftësive të komunikimit me studentet e programeve Bachelor Psikologji dhe Punë Sociale, dhe se si ata të kuptonin aftësitë dhe pengesat, te arinin të fitonin një perspektivë, të përmirësoni bashkëpunimin në ekip dhe ta bëni më të lehtë komunikimin si në jetën profesionale, ashtu edhe në atë personale. Zona e të folurit dhe sjellja verbale janë pjese e rëndësishme e komunikimit si proces interaktiv. Gjatë workshopit u realizua një vlerësim i përgjithshëm ndaj studentëve me qëllim që të identifikoheshin pengesat individuale të gjithësecilit gjatë komunikimit në publik.
Njohja me Psikologjinë e Të folurit identifikoi trupin, diksioni, frymëmarrje-nxjerrja dhe zërin si mjetet kryesor në prezantimin në publik, të cilat u nisën si praktika fillestare me qëllim që studentet të praktikonin dhe të kuptoni rëndësine e frymëmarrje-nxjerrje dhe kontraktim/ç’kontraktime që janë dy nga pengeset thelbësore që e vështirësojnë këtë formë të komunikimit.
