Me datë 27 – 28 Janar 2023, nisi seria e aktiviteteve “Barleti Hackathon – Zbulimi i talenteve për të ardhmen dixhitale”, që do të ketë një zhvillim 6-mujor me nga 1 Hackathon në muaj, sipas kategorive: Digital Tech, Digital City (Smart City), Digital Industry, Digital Finance "Fintech, Digital Health "Sport dhe Digital Social, ku fituesit e secilës kategori do të jenë pjesë e konkursit “Hackathon Final”. Një projekt mund të jetë pjesë e një ose më shumë kategorive, çfarë do të thotë se, konkurentit i lind e drejta për të marrë pjesë më shumë se një herë në seritë e Hacakthon.
Qëllimi kryesor i këtyre aktiviteteve është zbulimi dhe mbështetja e talenteve të grupmoshave të ndryshme, duke u krijuar hapsirën e punës, mbështetjen e ideve dhe ofrimin e qasjes për përmirësimin e projekteve të tyre që përfshinin kodim, ndërtim të aplikacioneve, apo softëer-ve në varësi të projektit. Për të realizuar këtë objektiv, “Barleti Hackathon”, është konceptuar në tre faza: Faza 0: Demo Day, Faza 1: Implemtentim/Zbatim dhe Faza 2: Realizim/Prezantim.
Me nxënësit pjesëmarrës në këtë Hackathon, faza zero “Demo Day” u realizua me, datë 20 Janar 2023, në ambjentet e “Triple City” në Universitetin “Barleti”. Në këtë fazë nxënësit u informuan mbi filozofinë e një “Hackathoni”, si duhet ta kuptojnë dhe t’i qasen këtij eventi teknologjik nga profesor Erion Muça dhe profesoresha Olta Murataj. Secili nga nxënësit, individualisht apo në grup, kishte ardhur me një ide për ta realizuar dhe shërbyer në treg. Idetë e tyre fillestare i konsultuan me profesor Ing. Amir Esmaeilakhtar, që u dha gjurmët e para në të cilat duhet të vazhdonin rrugëtimin për realizimin e ideve në produkte konkrete.
Në 2 ditë Hackathon, përkatësisht në datën 27 Janar 2023, trajnimet u zhvilluan në ambjentin e “Triple City”. Faza e parë nisi me “Identifikimin, kuptimin dhe prezantimin e një problemi”, me fokus trajnimi “Studimi i tregut dhe target grupi (Kam një ide!)”. Këtë trajnim e mbajti profesor Ing. Amir Esmaeilakhtar.
Faza e dytë përfshinte trajnimin mbi “Sfidat e dizajnimit”, hartimin e një modeli bisnesi dhe të një plani bisnesi. Këtë trajnim e mbajti profesoresha Kejda Nuhu, PhD. Në ditën e dytë të Hackathon, me datë 28 Janar 2023, faza e tretë, nisi me testimin dhe ndërtimin e një aplikacioni apo platforme dhe krijimin e një prototipi. Këtë trajnim e mbajti asistent lektorja Anisa Doçi. Në fazën e katërt, u mbajt trajnimi “Pitching like a pro!” nga Ing. Amir Esmaeilakhtar. Ky trajnim u mëson nxënësve teknika se si të përgatisin një prezantim në nivel profesionisti, si t'i paraqesin strategjitë e tyre drejt një vizioni suksesi në të ardhmen.
Pas mbylljes së fazës së katërt, të ditës së dytë, nxënësit u lanë që të përgatisin planin e tyre të bisnesit dhe prezantimet që do i paraqiteshin jurisë.
Juria e këtij Hackathoni përbëhej nga Sokol Shurdhi Drejtor i Qendres së ICT në Universitetin “Barleti”, nga Besarta Hoxha Mentore QA në Kompaninë Ritech, nga Dr. Enrik Sejdinaj profesor në Departamentin e Ekonomisë në Universitetin “Barleti” dhe Dr. Olta Murataj koordinatore e Institutit Adriapol. Projektet që u prezantuan para jurisë ishin: “Dream Home” projekt mbi real estate; projekti “Forëeb” mbi e-learning; projekti “Albanian Camping” mbi kampingun dhe hiking në Shqipëri; projekti “Travel Albania” mbi qytetet dhe vendet turistike të Shqipërisë; dhe projekti “Fast medical” lidhur me shëndetësinë. Nga këto projekte, juria bazaur në aftësinë prezantuese, aftësinë teknike, vlefshmërinë e idesë, qëndrueshmërinë e projektit vlerësoi tre projekte për të kaluar në fazën finale të “Hackathon Final”, ndër to, projektin “Travel Albania” punuar nga nxënësit Ermal Zeqo, Eneda Jaupi, Michelle Sançolli, Merli Çela, projekti “Albanian Camping” punuar nga nxënësit Ronald Lamani, Gerild Hoxha, Mateo Grifsha, Ergi Haka dhe projekti “Fast Medical” punuar nga nxënësit Era Baboci, Arbër Shaska, Asia Dedja, Erinalda Loshi. Dy projektet e tjera u lanë në fazë përmirësimi e zhvillimi dhe mund të bëhen sërisht pjesë e kategorive të tjera të “Hackathon Barleti” që do zhvillohen në muajt në vijim.
Discovery is seeing what everyone else has seen and thinking what no one else has thought - Albert Szent-Gyorgi.