
24 janar 2023 - Ditën e sotme, Departamenti i Drejtësisë në bashkëpunim me Klinikën Ligjore pranë Universitetit Barleti dhe Institutin Shqiptar për Çështjet Publike – AIPA, zhvilluan një seminar me temë “Dhuna në Familje”, ku studentët e programeve Drejtësi dhe Psikologji patën mundësinë të diskutojnë me prokurorë nga Prokuroria e Tiranës si dhe pedagogë të Drejtësisë dhe Psikologjisë në Universitetin “Barleti” rreth legjislacionit penal në fushën e dhunës në familje dhe mundësitë e përmirësimit të tij.
Gjatë këtij seminari studentët u njohën gjithashtu me praktikën konkrete të Prokurorisë së Tiranës në trajtimin e rasteve të dhunës në familje si dhe me disa prej shërbimeve ligjore dhe psiko-sociale që ofrohen nga struktura të ndryshme, duke përfshirë dhe shërbimet që ofron Klinika Ligjore pranë Universitetit “Barleti”. Ata patën mundësi të diskutojnë rreth shkaqeve kryesore të dhunës në familje dhe nevojës për përmirësimin e mëtejshëm të legjislacionit dhe politikave sociale.
