Në datë 17/01/2023 Lektori i lëndës "Manaxhim të organizatave të mikpritjes dhe rekreacionit", Dr. Eldian Balla zhvilloi me studentët e Masterit Profesional në Menaxhim në Turizëm, Mikpritje dhe Aktivitete Çlodhëse, në profilin "Turizëm dhe Udhëtime" një vizitë në kompaninë Landways dhe AVIS që operojnë në Shqipëri, Europë dhe Azi.
Qëllimi i vizitës ishte që studentët të informohen mbi proceset e punës dhe aktivitetet që e shoqërojnë një Operator Turistik në tregun e Shqipërisë, Europë dhe Azi. Si rezultat, studentët u njohën nga afër mbi aktivitetet e biznesit të kompanisë Landways si:
-udhëtimet vatje-ardhje
-transferimet e turistëve,
-shërbimet me guidë
-rezervime dhe shitje biletash
-akomodim
-organizim eventesh
-menaxhim hotelesh.
Në kompaninë AVIS studentët u informuan mbi shërbimet e kompanisë si; automjete me qira, shërbime taxi, shërbime shuttle, shërbime marrje dhe zbritje etj.