Studentët e vitit të dytë të Arkitekturës, në seminarin 3 - orësh në lëndën Fizika Teknike Ambientale, janë njohur dhe kanë realizuar në praktikë matjet me instrumente të nevojshëm për punën në teren të arkitektit si:
- Metri laser dhe matjet me të
- Hygrometer digital për matjen e lagështisë relative të ajrit (parameter i komfortit termik) dhe mënyrat e matjes me të
- Termometër digital me laser dhe mënyra e përdorimit
- Aerometër për matjen e shpejtësisë së rrymave të ajrit dhe matjet me të
- Matës i presionit barometric dhe matjet me të
- Matës i nivelit të CO2 në përbërje të ajrit të një ambienti dhe mënyra e matjes
- Kamera termike dhe përdorimi i saj
- Instrument për matjen e koeficientit të transmetimit të nxehtësisë U dhe mënyra e përdorimit
Të gjitha këto instrumenta janë të disponueshme pranë UniBA për t’u përdorur nga studentët për matjet e nevojshme që ju duhen për të përgatitur detyrat e tyre të kursit.
Një pjesë e matjeve do të përdoren për përcaktimin e Daylight Factor në disa ambiente të ndryshme të godinave të kampusit universitar dhe detyrën e projektimit të sistemit të ndriçimit.