Një aktivitet i zhvilluar nga Departamenti i Ekonomisë, Sipërmarrjes dhe Financës për të gjithë studentët e Universitetit Barleti i cili synon të zhvillojë aftësi shprehëse, komunikimi, debati konstruktiv, zhvillim kreativ dhe nxitje për të qënë nesër të sukseshëm në çdo vend pune, ka nisur të krijojë grupet e para të debatit.
Ky aktivitet do të zhvillohet në disa cikle debatesh të cilat do të organizohen në formatin Karl Popper, nga ku student nëpërmjet grupeve me tre veta që do të krijojnë do të mund të marrin pjesë me tematika të ndryshme në fushën e ekonomisë, inovacionit dhe sipërrmarrjes.
Ky cikël debatesh përmban dhe orët e trajnimit dhe mbështetjes për çdo pjesmarrës, në mënyrë të tillë që të mund të zhvillojë një debat sipas rregullave të përcaktuara por nga ana tjetër dhe të mund të zhvillojnë aftësitë e nevojshme për të ndërtuar argumente të qëndrueshme në një debat konstruktiv.
Nesë të pëlqen të evidentohesh, të diskutosh mbi një çështje të caktuar, të zhvillosh njohuri dhe aftësi të nevojshme për botën e sotme të biznesit, bëhu pjesë e kësaj experience, sa sfiduese aq dhe argëtuese për ty.
Ftojmë të gjithë sudentët të marrin pjesë duke formuar grupe me 3 musketierë dhe të përballin idetë dhe argumentet e tyre.