
Për të gjithë studentët e departamentit të Ekonomisë, Sipërmarrjes dhe Financës ofrohet internship 4 mujor me pagesë në fushën e Research.
Disa nga detyrat dhe përgjegjësitë përfshijnë:
- Hulumtime dhe analiza mbi SME-të, për të ndihmuar në klasifikimin e aktiviteteve të tyre ekonomike
- Kërkime dhe analiza mbi zhvillimet më të fundit në teknologjinë e gjelbër dhe modele të tjera të avancuara të biznesit që kontribuojnë drejt një ekonomie më të qëndrueshme
- Hulumtimi dhe analiza e të dhënave dhe literaturës në lidhje me konsumin e energjisë dhe emetimet e karbonit në të gjithë sektorët dhe produktet ekonomike, për të mbështetur zhvillimin e modeleve të vlerësimit.
Nëse ke dëshirën për tu bërë pjesë e një kompanie ndërkombëtare në fushën e Fintech duke demostruar, seriozitet, përkushtim dhe angazhim në punë dhe përgjegjësi, dërgo interesin tënd në adresën e email [email protected]
