
Departamenti i Ekonomisë, Sipërmarrjes dhe Financës zhvilloi ditën e sotme, datë 19/12/2019 takimin e parë me Bordin e Karrierës. Qëllimi i formalizimit të këtij Bordi është përmirësimi i kurrikulave dhe programeve në funksion të integrimit të suksesshëm të studentëve në tregun e punës. Ky takim pritet të pasohet nga zhvillimi i aktiviteteve të përbashkëta si: leksione të hapura, internship për studentët, projekte, panaire si dhe elementë të tjerë për rritjen e cilësisë dhe standardeve të jetës studentore.
