
Këtë fundjavë u zhvillua Bootcamp i radhës, me pjesmarrjen e maturantëve të gjimnazeve, Gjergji Canco, Hermann Gmeiner dhe Aleks Buda. Si në çdo bootcamp të kthyer në traditë tashmë, të rinjtë u trajnuan lidhur me sipërmarrjen, startup dhe inovacionin dhe më pas u mentoruan sesi të zhvillonin idetë e tyre të biznesit. 7 ide biznesi u zhvilluan dhe u prezantuan nga maturantët të cilët në përfundim zgjodhëm idenë e cila do të kalojë në finalen e festivalit të Inovacionit dhe Sipërmarrjes.
Ky Bootcamp zhvillohet nga Departamenti i Ekonomisë, Sipërmarrjes dhe Financës dhe Klubit të Sipërmarrjes dhe Inovacionit.
