
Qëllimi parësor i punonjësit social është të ndihmojnë njerëzit në nevojë dhe të adresojë problemet sociale. Kjo do të thotë se punonjësit socialë nuk e ngrejnë punën e tyre profesionale mbi interesin vetiak. Ata investojnë vlerat dhe njohuritë e tyre për tu ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë. Një punonjës social trajton çdo njëri me kujdes dhe respect duke pasur parasysh dallimet individuale, përkatësine etnike apo diversitetin kulturor. Ai përpiqet të rrisë kapacitet e klientëve dhe të adresojë problemet e tyre në një mënyrën sa më humane si dhe ne përputhje përherë me vlerat, parimet dhe standartet profesionale.
E ftuar sot në lëndën Administrim i Organizatave Sociale ishte Matilda Zizolli, Drejtuese e Kujdesit Shëndetesor dhe Shërbimeve të Integruara pranë Bashkisë Tiranë dhe njohëse prej njëbkohë të gjatë të shërbimeve ditore dhe ato rezidenciale.
Studentët në këtë takim u njohën me shërbimet dhe funksionimin e Institucioneve Publike vendore për të gjitha kategoritë në nevojë gjithashtu u njohën me shërbime të cilat startojnë si shërbime të Organizatave të Shoqërisë Civile dhe më pas i atashohen Institucioneve Publike. Përgjatë takimit u diskutua mbi sfidat e menaxhimit të shërbimeve ditore, sfidat e menaxhimit të burimeve njerëzore si edhe ato financiare tek institucionet publike. Studentët gjithashtu u njohën me periudhën e tranzicionit të kalimit nga sherbime të OJF-ve drejt atyre publike dhe mekanizmat ndihmuese në qëndrueshmerine e cilësisë së shërbimit.
