Rron Kajtazi dhe Alban Shabani vijnë me ekskluzivitetin e Lojës Monopoly në Shqipëri.
"Monopoly” ka krijuar edicione të ndryshme në mbarë botën, duke përfshirë edhe vende të rajonit, ndërsa shqipja do të jetë gjuha e 45-të e saj.
"Është një iniciativë shumë e mirë kjo e “Monopoly”, veçanërisht për t’iu qasur një publiku të ri që mbase nuk ndjek lajme, nuk sheh televizor, nuk lexon portale, nuk i ndjek politikanët, por duke luajtur këtë lojë dhe duke mësuar për Shqipërinë dhe Kosovën përmes saj është promovimi më i mirë që mund të bëjmë.
Kështu i kthejmë ata në ambasadorë të aseteve që ne kemi në të dy shtetet tona".
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Bashkia Tirane dhe Universiteti Barleti janë partnerë të këtij programi.