
Mbarimi i një universiteti të krijon sa kënaqësi aq edhe shoqërohet me nivele të lehta shqetësimi, sepse gjithësecili mendon se sa sfidues është tregu i punës. Një vetëbesim në aftësitë e gjithësecilit është një armë e fortë për tu rritur individualisht por edhe në karrierën profesionale. Në nivel akademik, të rinjtë janë gjithmonë kërkues dhe realistë në kërkesat e tyre.
Ata kërkojnë përgatitje dhe zhvillim në aftësi të cilat i barazojnë me konkurentët e tregut pa kufij. Perceptimi i brezit mbi përgatitjet e tyre akademike, thekson nevojën jetësore të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet universiteteve dhe punëdhënësve në mbështetje të karrierës profesionale të çdo studenti.
Për këtë edhë në lëndën Administrimi i Organizatave Sociale studentët u njohën me rëndësinë e edukimit të karrierës dhe sfidat në tregun e punës. E ftuar ishte Joniada Hito, Përgjegjëse Sektori në Keshillimin e Karrieres, Drejtoria Nxitja e Punësimit, Bashkia Tiranë.
