Në kuader të shkëmbimeve Erasmus, javën e kaluar, e ftuar në universitetin Barleti ishte pedagogia Judit Horváth, nga Kodolanyi Janos University, Budapest. Ajo mbajti leksione të hapura kryesisht me studentët e fushës së turizmit . Veç të tjerash, qëllimi i vizitës së saj ishte ngritja e marrëdhënieve të reja bashkëpunuese dhe fuqizimi i atyre egzistuese në nivel institucional.
Aktualisht, universiteti Barleti ka marrëveshje me universitetin Kodolanyi Janos, ku fokusi gjatë këtij viti akademik, do të jetë mobiliteti i studentëve.