
Kur gjeografikisht larg, afrohemi me anë të librit.
Ishte kënaqësi të mirëprisnim në Universitetin Barleti, Shkelqësinë e tij, Ambasadorin e Japonisë në Tiranë z. Takada Mitsuyuki.
Ky takim vjen në kuadër të projektit “Read Japan Project” në të cilin Biblioteka e Universitetit aplikoi dhe u shpall fituese e 100 librave në gjuhën angleze. Dorëzimi i këtyre librave u bë nga Stafi i Ambasadës z. Akihiro Izumi, znj. Mika Yamada dhe znj. Hetjena Shima.
Në ceremoninë e organizuar nga Universiteti Barleti, falenderimet dhe fjalën përshëndetëse e mbajti Rektorja e Universitetit Barleti Prof.Dr. Suzana Guxholli.
Më tej z. Ambasador shprehu mirënjohjen për këtë urë bashkëpunimi interesante dhe me interes për të dy palët.
Kjo ceremoni që në thelb përmbante kluturë, art dhe libër, ku të pranishëm ishin stafi akademik dhe studentë të Universitetit Barlet, u moderua nën drejtimin e Dr. Olta Murataj.
Librat e fituar, që përfshihjnë kategori të ndryshme si, shkenca politike, ekonomi, biznes, histori, art dhe letërsi, do të bëhen pjesë e koleksionit të Bibliotekës së Universitetit Barleti, dhe të mundur për tu aksesuar për çdo të interesuar.
