
Studentët e klubit të debatit në Universitetin e Barletit, nën kujdesin e Dekanes së Studentëve morën pjesë në kampin e Debatit organizuar nga JAA “Keep the debate UP 2022” të zhvilluar në Vlorë.
Të rinjtë u përfshinë aktivisht në sesionet intearktive duke sjellë eksperiencat e tyre si pjesë e programit, angazhimeve në debatet ndërkombëtare, ndanë ide dhe këndvështrime mbi zhvillimin e mëtejshëm cilësor të këtij programi. Padyshim që nuk mund të mungonte përballja në debat. Të rinjtë praktikuan aftësitë e marra më herët si debatues, duke zhvilluar sesione debati efektive. Programi i Debatit të JAA synon të ndërtojë kulturën e debatit, të kërkimit, të angazhimit publik
dhe edukimit mbi bazën e vlerave dhe parimeve të demokracisë.
“Do ta përshkruanim si një eksperiencë të paharrueshme ku praktikuam aftësitë e marra më herët në klubin e debatit. Njohja me studentë të tjerë nga të gjitha universitetet e Shqipërisë, ndarja e ideve dhe mendimeve pro dhe kundër ku secili duhet të mbante qëndrimin e caktuar në mënyrë rastësore. Pregatitja e materialeve, presioni i debatit në një kohëzgjatje të caktuar, të dëgjuarit aktiv, mendimi kritik dhe praktikimi i të folurit në publik. Më e rëndësishmja është edukimi mbi parimet dhe vlerat e demokracisë.”- shprehen studentet Artemisa Bajrami dhe Ada Osmani
