
Në datën 30 shtator, Njësia e Zhvillimit Kurrikular dhe Cilësisë, zhvilloi takimin e radhës me grupet e punës në kuadër të akreditimit të programeve të studimit. Ky takim vjen pas fillimit të procedurave për vlerësimin e brendshëm të 12 programeve të studimit dhe mbas takimeve individuale me grupet e punës.
Gjatë këtij takimi u diskutuan çështje si:
· Dokumentet/evidencat e hartuar ose të përditësuara;
· Pjesë/standarde të RVB të shkruar/hartuara;
· Plotësimet në vijim të dokumentacionit;
· Vështirësitë / sfidat e hasura deri tani
