Ditën e enjte, në datën 18 dhjetor 2014, në “Universiteti Barleti” u zhvillua Forumi studentor, në të cilin një grup studentësh të programeve të studimit të Drejtësisë, Shkencave Politike dhe Psikologjisë, diskutuan e debatuan së bashku për Martesën dhe Familjen, zhvillimet dhe sfidat lidhur me këto institute.
Veprimtaria u iniciua nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, duke i dhënë jetë edhe marrëveshjes institucionale për bashkëpunim të nënshkruar këtë vit nga dy institucionet. Diskutimin e drejtuan znj. Vjollca Meçaj, drejtore ekzekutive e KShH dhe Dr. Saemira Pino, dekane e Fakultetit të Shkencave Sociale.