Konferenca Shkencore Ndërkombëtare "Science For Youth" mblodhi së bashku studiues shqiptarë dhe ndërkombëtarë nga fusha të ndryshme si: Psikologjia, Arsimi, Sporti dhe Mirëqenia, Arkitektura, Industritë Kreative, Shkenca Kompjuterike, Ekonomia, Turizmi, Ligji dhe Shkenca Politike.
Pandemia e Covid 19 ishte dhe është ende një çështje kritike globale, duke prekur jo vetëm shëndetin dhe mirëqenien e popullsisë, por edhe arsimin,ekonominë, të drejtat e njeriut, politikat sociale etj.
Të rinjtë përfaqësojnë pjesën e popullsisë që do të preket veçanërisht nga sfidat, ndryshimet dhe inovacionet në të ardhmen e afërt.
"Science For Youth" provokoi diskutime, rrjetëzim dhe synon krijimin e lidhjeve të qëndrueshme midis pjesëmarrësve.
Keynote Speakers, profesor të nderuar Prof. Tomasz Ochinowski nga University of Warsaw, Prof. Ana Vivas nga CITY College, University of York Europe Campus dhe Prof. Antonio Labalestra & Prof. Vincenzo Paolo Bagnato nga Polytechnic University of Bari ishin një vlerë e shtuar e kësaj konference multidisiplinare në projekte kërkimore në fushat e Shëndetit Mendor dhe Edukimit, Sipërmarrja dhe Turizmi, Qeverisja dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm, Arkitekturë dhe Sport & Wellbeing.