"Respekti dhe Drejtësia duhet të mbizoterojnë kudo dhe aq më tepër në sport. Këto parime, por jo vetëm, u trajtuan në aktivitetin e organizuar në datën 15 Dhjetor 2014, në Universitetin Barleti, të titulluar “Sport & Drejtësi”. Në aktivitet morën pjesë pedagogë dhe studentë të universitetit, arbitra, juristë, avokatë, etj.
Aktiviteti u përshëndet nga Prof. Luan Omari, në këtë rast jo vetëm me cilësinë e Akademikut, por edhe si ish anëtar i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe ish President i Klubit Sportiv "Studenti". Referuan Sokol Jareci, vëzhgues ndërkombetar dhe pedagog i sporteve, Bledar Abdullai, gjyqtar dhe anetar i Komisionit të Apelimit në FSHF dhe Franc Terihati, avokat dhe arbitër i KAS."