INSTITUTI SHQIPTAR PëR ÇëSHTJET PUBLIKE (AIPA) dhe YOUTH ACT në partneritet dhe me "Universitetin Barleti" dhe institucione të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare i bashkohen iniciativës të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore.
Kjo iniciative përfshin një numër aktivitetesh për ndërgjegjësimin e të rinjve në luftën kundër dhunës nën moton.
UNiTE:
Djemtë dhe burrat pjesë e Zgjidhjes.
I thuaj JO! Dhunës kundër grave dhe vajzave.
Thirrja është e hapur për të gjithë studentët dhe anëtarët e shoqërisë civile. Ju lutemi dërgoni kërkesën tuaj për pjesëmarrje dhe kontaktin me e-mail në adresën: [email protected]
Kalendari i aktiviteteve:
- 20-21-24 Nëntor 2014, ora 12.30, "Universiteti Barleti", Salla A12: Trajnim me të rinjtë për çështje gjinore
- 25 Nëntor 2014, ora 12.30: Marshim në bulevardin kryesor të Tiranës
- 25 Nëntor 2014: Lançimi i konkursit fotografia më e klikuar "Bëjë botën portokalli!"
- 25 Nëntor 2014 - 10 Dhjetor 2014, "Universiteti Barleti": Emisioni rinor radiofonik për të drejtat e grave dhe kundër dhunës me bazë gjinore në radion studentore online http://youthradio.al
- 25 Nëntor 2014 - 10 Dhjetor 2014, "Universiteti Barleti": "Maratona e Filmave dokumentarë mbi të drejtat e njeriut" (në bashkëpunim me Ambasadën e Holandës në Tiranë)
- 25 Nëntor, ora 12.00, Sound of Torture
- 8 Dhjetor, ora 9.00 A river changes course
- 9 Dhjetor, ora 10.00 Viva Cuba Libre
- 9 Dhjetor, ora 18.00 ("Universiteti Barleti" Kampusi II) Children 404
- 10 Dhjetor, ora 13.00, Eufrosina’s revolution
- 10 Dhjetor 2014: Dita ndërkombëtare për të drejtat e njeriut: Tryezë diskutimi mbi të drejtat e grave dhe kundër dhunës me baze gjinore
- Janar - Mars 2015: Fushatë ndërgjegjësimi dhe informuese në shkollat e mesme në rrethet e Shqipërisë
