Instituti Adriapol së bashku me “Universitetin Barleti” morën pjesë në Panairin “Energjia, Sfida e së Ardhmes”, që u zhvillua në datat 7, 8 dhe 9 nëntor në Tiranë. Ky panair ishte një event unik në përmasat dhe rëndësinë e tij, duke konsideruar që në ‘të morën pjesë jo vetëm subjektet vendase të sektorit, por edhe ato rajonale e më gjerë, dukë krijuar mundësi konkrete për ndërtimin e network-ut dhe të bashkëpunimeve të reja dhe serioze.
Instituti Adriapol, promovonte tematiken e Energjisë së rinovueshme si një ndër shtyllat kryesore të zhvillimit inteligjent të një qyteti. Qëllimi i kësaj pjesëmarrjeje ishte promovimi i masterit që UB ofron për formimin e figurës së re të Arkitektit, si projektues me kompetenca solide ambjentale.
