Studenti Petrit Selmani - Traineeship pranë Këshillit të Europës -Strasbourg Francë. Petriti është student i vitit të parë ne Programin Master Shkencor për Financë – Kontabilitet në Universitetin Barleti, ndërkohë që edhe studimet Bachelor i ka kryer po në Universitetin Barleti.
Ai është gjithmonë i angazhuar në aktivitetet studentore dhe në kërkim te eksperiencave të reja. Përvoja e parë ndërkombëtare ishte ajo si student i programit Erasmus+ në Vigo-Spanjë. Më pas ai mori pjesë në programin “Work & Travel” në New Jersey-USA.
Në kërkim të përvojave të tjera, ai aplikoi për një traineeship në Këshillin e Europës në Strasbourg-Francë duke u shpallur fitues. Që nga muaji Mars ai është pjesë e DGA (Drejtorisë së Përgjithshme të Administrimit) në Këshillin e Europës.
Petriti shprehet që është shumë i kënaqur që pati mundësinë të jetë pjesë e përvojës në KE. Angazhimi i drejtpërdrejtë në nivelet më të larta të institucioneve të BE-së është një privilegj i madh.
Petriti i është mirënjohës gjithë stafit akademik të Universitetit Barleti për mbështetjen në rrugëtimin e tij dhe i inkurajon bashkëmoshatarët të mos e shohin me frikë përvojën ndërkombëtare. “Nëse jeni pjesë e Universitetit Barleti, mund t‘ia dilni në çdo vend tjeter!”.