Klubi i Sipërmarrjes dhe Inovacionit në bashkëpunim me Departamentin e Ekonomisë, Sipërmarrjes dhe Financës nën kujdesin e Dr.Teuta Nunaj dhe koordinatores së klubit studentor Eva Mihana, organizuan leksionin e hapur: "Sfidat menaxheriale në sipërmarrje".
Nga student i Menaxhimit në Presidentin e një nga 10 kompanitë më të mira në Itali, i ftuar në aktivitet ishte Z. Muharrem Salihu, President i Mela Holding, Riva Rialto, Omnibus, FARM, Silfer & Sas të gjitha me seli në Venecia, Medinvest në Medvëgjë Serbi dhe Constantine International LTD në Maltë.
Z.Salihu ndau me studentët përvojën e tij si menaxher dhe më tej si themelues dhe drejtues strategjik biznesi.
Me pjesëmarrjen e studentëve të programeve të ndryshme të studimit të “Universitetit Barleti” dhe anëtarëve të stafit akademik, takimi rezultoi i suksesshëm.