Ka përfunduar me sukses 3-1 për Barleti Volley, ndeshja e pare e kampionatit të volejbollit, kundër ekipit të Teutës.
Këtë sezon marrin pjesë 8 skuadra, e më konkretisht Barleti Volej, Skënderbeu, Vllaznia, Partizani, Tirana, Studenti, Teuta, dhe Flamurtari.
Këto do të jene ekipet në ligën e pare të Volejbollit të femrave, ku ekipi i Flamurtarit të Vlorës këtë vit do të luajë në ligën e parë, duke qenë se vitin e kaluar doli e para në renditje në Volej ligë, dhe kështu këtë sezon do të jetë pjese e skuadrave më të mira të kampionatit Shqipëtar.
Kjo ndeshje derbi ka përcjellë emocione, duke qenë se luhej në shtëpinë e vajzave bregdetare, në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të qytetit të Durrësit.
Vajzat Barletase kanë treguar potencialet e tyre që në fillimin e setit të parë, duke dominuar me diferencë pikësh.
Seti i trete ka filluar furishëm me dominimin e vajzave tona, por një neglizhim i tyre ka bërë që të rrezikonin setin dhe fitoren e setit të tretë nga vajzat Durrsake.
Seti i katërt nuk ka pasur me tolerime por pikë radhazi, deri në fitimin e setit të fundit, dhe gjithë takimit 3-1 për Barleti Volley. Ndeshja e radhës do të luhet ditën e Mërkurë kundër ekipit të Flamurtarit të Vlorës.
