Dr. Dorian Jano, pedagog i studimeve Evropiane në Universitetin Barleti, ishte lektor i ftuar nga Shkolla Klinton për Shërbimet Publike, Universiteti i Arkansas-it për një periudhë një mujore.
Vizita e Dr. Jano-s u bë e mundur falë programit të shkëmbimit të pedagogëve dhe studentëve midis dy universiteteve. Gjatë qëndrimit në Arkansas, Dr. Jano zhvilloj një cikël leksionesh dhe prezantimesh publike me fokus kryesisht çështjet të integrimit dhe evropianizimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Dr. Jano, përveç Shkollës Klinton për Shërbimet Publike, pati ftesa dhe zhvilloj leksione edhe në universitete të tjera të Arkansasit si Universiteti Qëndror i Arkansas-it, Kollegji Hendrix dhe Kollegji Philander Smith.
Dr. Jano u prit në një drekë pune nga Dr. Don Bobbitt, President i sistemit të universitetit të Arkansasit, si dhe pati mundësi të takonte dhe bashkëbisedonte me pedagogë dhe studentë të universiteteve pritëse.
Vizita e Dr. Jano-s në Universitetin e Arkansas-it por edhe vizita e mëparshme e Dr. Standerfer në Universitetitn Barleti, janë një urrë e mirë bashkëpunimi akademik midis institucioneve, i cili do të pasojë dhe pasurohet më tej. Në vlerësimet edhe të dekanit të Shkollës Klinton, jepet mbështetje “për të vazhduar dhe punuar së bashku për të zgjeruar bashkëpunimin e suksesshëm që Dr. Jano dhe Dr. Standerfer kanë filluar”
