Për të disatin vit radhazi, universiteti “Barleti” akordon bursa studimi për bukuroshen që përzgjidhet çdo vit “Miss inteligjenca”, në spektaklin Miss Shqipëria. Kriter përzgjedhjeje është kapërcimi i një testi inteligjence, dhe këtë vit këtë titull e meritoi bukuroshja 16-vjeçare nga Ulqini, Vranina Mehmedi. Ky çmim iu dorëzua studentes së ardhshme të Barletit, nga znj. Arlinda Dudaj përfaqësuese për universitetin dhe njëkohësisht drejtoreshë e Shtëpisë Botuese Dudaj.
Edicioni i 20-të i “Miss Shqipëria” u zhvillua ndryshe nga herët e tjera, në Kalanë e qytetit bregdetar të Ulqinit, në datën 27 qershor. Kalaja e këtij qyteti është ndër të rrallat kala e cila banohet edhe në ditët e sotme. Ndërtimi dhe historia që ajo mbart e bën Ulqinin pjesë të vyer të historisë dhe një veçanti turistike.
