Në datën 3 qershor 2010 në ambientet e Universitetit "Barleti" u zhvillua konferenca me tematikë nga tranzicioni shqiptar, e organizuar nga Departamenti i Shkencave Politike:
20 vjet tranzicion: sa po ndihmon integrimi Europian përfundimin e kësaj faze dhe afrimin drejt demokracisë së konsoliduar?
20 years of democratic transition: is European integration helping Albania to pass this phase and approach democratic consolidation?
Konferenca u organizua nga Departamenti i Shkencave Politike te Universitetit Barleti, me rastin e vizites se Prof. Bruce Haddock nga Universiteti i Kardifit per nje cikel lekionesh prane UB-se, ne kuadrin e bashkepunimit institucional te filluar midis dy universiteteve.
Folesit ne konference perfshine:
1. Prof. Bruce Haddock (Cardiff University, UK)
2. Prof. Rexhep Meidani
3. Prof. Paskal Milo
4. Prof. Pellumb Xhufi
5. Prof. Assoc. Gjergj Sinani
6. Dr. Fatos Tarifa
7. Dr. Mirela Bogdani
8. Dr. Leke Sokoli
9. Afrim Krasniqi, MA
10. Lutfi Dervishi, MA
11. Dr. Reis Mulita
12. Gezim Tushi
Ne kete aktivitet u be prezantimi i Shkolles se Studimeve Europiane, qe ngrihet prane Universitetit Barleti ne bashkepunim me Cardiff University (UK). SSE bazohet në modelet e shkollave analoge europiane, si të School of European Studies (EUROS) të Universitetit të Kardifit (UK), dhe Kolegjit të Bruge-it (Belgjike). Ajo synon të bëhet një qendër ekselence e studimeve ndërdisiplinare europiane, si në mësimdhënie ashtu dhe në kërkim shkencor, dhe pararendesja e këtij lloji në Shqipëri. Ngritja e saj reflekton nevojat që ka vendi për përgatitjen e studiuesve dhe ekspertëve të aftë në fushat e studimeve europiane si dhe në konteksin e prioritetit të Shqipërisë në proçeset integruese dhe përfshirjen në BE”
Shkolla do të përfshijë studime europiane të fokusuara në katër drejtime, të cilat do përbëjnë dhe katër departamentet kryesore të saj, si më poshtë:
1. Departamenti i Politikës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare (Politics and IR).
2. Departamenti i së Drejtës Europiane dhe Ndërkombëtare (European and International Law).
3. Departamenti i Ekonomisë (Economics).
4. Departamenti i Historisë, Studimeve Kulturore dhe Gjuhëve (History, Cultural Studies & Languages).
SSE do të ofrojë fillimisht studime pasuniversitare, përkatësisht Master i Shkencave në Studime Europiane (MSc - 2 vjecar) në drejtimet e mëposhtme:
1. “Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci”
2. “Politikat Europiane dhe Administrimi Publik”
3. “Studime Ekonomike Europiane”
4. “E Drejta Europiane”
Në të ardhmen e afërt SSE do të ofrojë nivele dhe forma të tjera të studimit.
Në strukturimin dhe zhvillimin e SSE do të bashkëpunohet ngushtë me Universitetin e Kardifit me të cilin Universiteti ˝Barleti˝ ka vendosur një marrëdhënie institucionale bashkëpunimi duke firmosur një Memorandum Mirëkuptimi më 5 maj 2010. Do të bashkëpunohet përkatësisht me: School of European Studies (EUROS) për Departamentin e Politikës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, si dhe për Departamentin e Historisë, Studimeve Kulturore dhe Gjuhëve; me Cardiff Law School për Departamentin e së Drejtës Europiane dhe Ndërkombëtare; dhe me Business School për Departamentin e Ekonomisë.