Malvina Tema, pedagoge pranë Universitetit "Barleti", ligjëroi në konferencën ndërkombëtare "Ballkani Perëndimor: Mundësi apo Sfidë për të ardhmen e Bashkimit Europian?". Kjo konferencë e organizuar nga dy Universitete të Kosovës si dhe nga Qendra e Kosovës për Politika Publike, u mbjat në Prishtinë në datat 26 dhe 27 Qershor 2010. Punimi i Malvina Temës ishte një nga 25 punimet e përzgjedhura në një konkurencë prej 108 punimesh të dorëzuara nga studiues të ndryshëm nga rajoni e më gjerë. Fjalën hyrëse të konferences e mbajti Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skender Hyseni kurse ligjëruesit e tjerë të nderit ishin; Prof. James Pettifer nga Oxford University dhe UK Defence Academy (Britani), historian dhe autor i një sërë librash për Kosovën dhe Ballkanin, Dr. Finn Laursen nga Dalhousie University (Kanada), që në vitin 2009 ka fituar çmimin e studiuesit më të mirë të vitit për çështjet europiane nga Komisioni Europian, Dr. Konrad Clewing nga Sudost-Institut Regensburg (Gjermani), autor dhe ligjërues i njohur në fushën e integrimit europian dhe zhvillimeve në Ballkan, si dhe Dr. Paskal Milo, ish-Ministër i Jashtëm i Shqipërisë. Punimet shkencore pritet të publikohen ne Cambridge në një botim ndërkombëtar