Universiteti "Barleti" hapi dyert ditën e enjte, dt. 20 maj 2010 për të organizuar së bashku me Kryqin e Kuq Shqiptar ditën e dhurimit të gjakut. Nevoja e madhe dhe mungesa kritike e gjakut në spitalet tona e bën akoma më të rtëndësishëm aktin e dhurimit të gjakut, ndaj studentë dhe pedagogë të Universitetit u treguan të gatshëm të dhurojnë. Një mini-ambulancë e posaçme u instalua në hollin qëndror të Universitetit "Barleti" dhe për disa orë, 23 studentë dhe pedagogë treguan vullnetin e mirë dhe dhuruan gjak.
çfarë duhet të dini përpara dhurimit të gjakut?
* Dhurimi i gjakut nuk dëmton shëndetin
* Dhurimi i gjakut nuk krijon varësi
* Dhurimi i gjakut është një rast për të kontrolluar shëndetin
* Analizat e gjëndjes suaj shëndetësore janë konfidenciale
* Procesi i dhurimit zgjat disa minuta
* Ai kryhet në kushte sterile dhe gjilpërat janë me një përdorim
çfarë duhet të dini pas dhurimit të gjakut?
* Qëndrohet qetë për rreth 20 minuta duke marrë lëngje frutash, kafe, etj
* Nuk pihet as alkool e as duhan
* Evitohet ngarja e makinës për rreth 2-3 orë
* Evitohen sforcimet fizike për rreth 2-3 orë
* Shumë njerëz shprehen që ndihen më mirë pas dhurimit të gjakut
* Volumi i gjakut të dhuruar zëvendësohet brenda 24 orëve