Vizita në Strasburg e studentëve të UB Pas suksesit të vizitës së një viti më parë, me mbështetjen e drejtuesve të UB, një grup prej 3 studentësh të Fakultetit Juridik dhe Fakultetit të Shkencave Politike të këtij universiteti zhvilluan një vizitë studimore për tNULLu njohur nga afër me punën e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, në Strasburg. Të mërkurën në datën 28 prill 2010, para fillimit të seancës gjyqësore, grupit iu bë një prezantim i shkurtër nga ana e pedagogut që i shoqëronte, Z. Erjon Muharremaj, në lidhje me vepromtarinë e Këshillit të Europës, si një nga organizatat më të rëndësishme për sa i përket mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Më pas, studentët ndoqën me shumë vëmendje çështjen gjyqësore Paksas kundër Lituanisë, të gjykuar nga Dhoma e Madhe e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut. çështja kishte ngjallur shumë interes edhe në media, të cilat ishin të pranishme jashtë gjykatës. Ajo kishte të bënte me pretendimin e ish-presidentit lituanez Z. Paksas, se gjykatat lituaneze, duke e ndaluar të kandidonte përsëri për postin e presidentit, kishin shkelur nenin 3, të Protokollit 2 të Konventës. Pas përfundimit të seancës gjyqësore, studentët u takuan me Z. Ylli Peco referentin e gjyqtarit shqiptar në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, z. Ledi Bianku. Z. Peco u foli studentëve mbi mënyrën e funksionimit të Gjykatës dhe procedurat që duhen ndjekur nga shtetasit që pretendojnë se u janë shkelur të drejtat e tyre. Studentët bënë shumë pyetje në lidhje me ato që shpjegoi Z. Peco, si edhe në lidhje me problematikën e çështjeve të paraqitura kundër Shqipërisë. Pasditen e të mërkurës u organizua një vizitë nëpër qytet, ku më mbresëlënëse ishte vizita në Katedralen madhështore të Strasburgut. Eksperienca e një vizite të tillë dhe prezenca në sallën e gjyqit gjatë zhvillimit të gjykimit u vlerësua si shumë me rëndësi dhe mjaft mbresëlënëse nga studentët, të cilët ndoqën nga afër atë të cilën ata janë mësuar tNULLa dëgjojnë e lexojnë shpesh në media. Vizita në Strasburg u vlerësua shumë nga studentët, të cilët shprehën edhe mirënjohjen për mundësinë e krijuar nga drejtuesit e universitetit "Barleti" Në përbërjë të grupit ishin studentët: 1. Olta Rajku 2. Diantina Zuna 3. Erjon Bastari Studentë të "Barletit" vizitojnë gjykatën e Strasburgut