Të shtunën e 24 prillit pjesmarrës të shumtë festuan ditën botërore të librit në ambientet e Universitetit "Barleti". Studjues, publicistë, gazetarë, botues dhe miq të librit u mblodhën për të shënuar këtë ditë të rëndësishme. Gjatë aktivitetit u prezantua kolana e librave të prof. Servet Pëllumbi, politikan e politolog, drejtor akademik i Institutit të Sociologjisë (10 libra të periudhës 2000-2010). Fjalori i Sociologjisë, vëpër e përpiluar nga Ali Pajaziti gjithashtu u prezantua gjatë aktivitetit të së shtunës. Ky fjalor është një vepër e re dhe e rëndësishme për studentët e shkencave politike, studjuesit dhe autorët. Gjatë këtij aktiviteti u organizua edhe një tryezë debati mbi mendimin filozofiko-sociologjik të shprehur sidomos në botimin e fundit "Filozofia e aktualitetit" të prof. Servet Pëllumbit. Prof. Prof. Pëllumbi zhvilloi një bisedë të gjatë me pjesëmarrës dhe gazetarë, ku shprehu opinionet e tij në lidhje me një sërë problemesh sociale dhe zhvillimet e fundit të politikës shqiptare Organizatoret e "Javës së Librit" në UB kane kenaqesine tNULLju njoftojne se deri ne keto momente ne Hollin e pritjes te Universitetit tone gjenden: 350 Libra te rinj, qe pasurojne fondet e Universitetit Barleti 49 Autore te ndryshem, midis te cileve, pedagoget dhe stafi aktual i UB-se 95 Tituj qe perfshijne te gjitha fushat e studimit dhe te interesave kulturore 37 Dhurues, dashamires te librit e te Bibliotekes sone