Universiteti Barleti organizoi ditën e enjte, dt. 13 qershor festën e mbylljes së vitit akademik për të gjithë studentët dhe pedagogët, por mbi të gjitha në shenjë falenderimi për studentët vullnetarë të projektit Vota Rinore.
Festa u organizua tek Lollipop Summer Club, ku pati një pjesëmarrje shumë të gjerë nga ana e studentëve Bachelor dhe Master. Të gjithë së bashku kaluam momente shumë të bukura dhe të gëzueshme nën ritmet e muzikës moderne, ku të ftuar kishim dhe këngëtaren kosovare Nora Istrefi.
Edhe njëherë studentët dhe pedagogët e UB-së treguan se si festohet. Tradita vazhdon!