Në datën 4 Qershor 2013, Fakulteti i Drejtësisë i universitetit “Barleti”, në bashkëpunim me Dhomën Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë organizuan Tryezën e Rrumbullakët me temë “Alternativat e ekzekutimit të vendimeve gjyqësore”. Përgjatë këtij aktiviteti u bënë parashtrime të ekzekutimit të vendimeve gjyqësore, kryesisht të fushës civile, si nga këndvshtrimi profesional ashtu edhe nga ai akademik. Në këtë veprimtari morën pjesë pedagogë, studentë dhe anëtarë të stafit të Universitetit "Barleti", përmbarues gjyqësorë, si dhe punonjës të praktikës në fushën e ekzekutimit të vendimeve gjyqësore.Në përfundim të aktivitetit u nënshkrua edhe një Memorandum Bashkëpunimi, i cili do t'i shërbejë si veprimtarisë praktike ashtu edhe asaj teorike të këtyre institucioneve.