Në përgjigje të letrës së ngushëllimit dërguar Universitetit Aleksandër Xhuvani për humbjen tragjike të 11 studenteve, nga Stafi dhe Studentet e UB-se, Universitetit Barleti sot, 6 Qershor 2012 mori përgjigje nga rektori i Universitetit Aleksandër Xhuvani, Prof. Liman Varoshi, i cili shkruan si më poshtë:
"Ju falënderojmë përzemërsisht për ngushëllimet tuaja të sinqerta. Ju falënderojmë që gjendeni pranë nesh në këto momente shume të vështira. Në këtë kohë na nevojitet forcë dhe kurajë për te përballuar dhe kapërcyer këtë humbje tragjike për të gjithë kombin.
Me respekt,
Linman Varoshi
Rektor