Universiteti Barleti nënshkruan kontratën e bashkëpunimit me Institutin Kombëtar të Arkitekturës (INARCH) në Regio Lazio, Itali. Duke konsideruar zhvillimin akademik dhe bashkëpunimin shkencor me avantazh të përbashkët nga të dy institucionet, dhe me dëshirën për të përforcuar të tilla lidhje, ky bashkëpunim nënkupton shkëmbime të shumta të specialistëve dhe të studentëve për praktika dhe pjesëmarrje në konferenca e simpoziume.
Gjithashtu, parashikohen organizime të përbashkëta të aktiviteteve studimore e projektuese dhe, sidomos me rëndësi për Universitetin Barleti aktualisht, kontributi i përbashkët në formimin e dy programeve të studimit Master Profesional në fushën e arkitekturës, dizajnit dhe urbanizmit. Konkretisht programet sipas titujve janë: 1. Eko-Arkitekturë, 2. Arkitekturë me profile: Arkitekturë Industriale, Arkitekturë e Interierit, Peizazh i Territorit Urbanistik Mesdhetar.
