Sot më datë 23 Shkurt stafi i EDIC zhvilloi disa takime me nxënësit e shkollave të mesme në qytetin e Fierit.Gjatë takimeve pedagogët e UB-së, të cilët janë pjesë e stafit të EDIC, prezantuan nismën e re të qendrës. Nisma konsiston në një konkurs për punimin më të mirë në përgjigje të katër çështjeve të propozuara nga pedagogët.
Pyetjet kishin për qëllim identifikimin e aftësive diagnostikuese, konceptuale dhe prognozuese të të rinjve për të identifikuar mundësi biznesi. Iniciativa synon të angazhojë të rinj jashtë skemave tradicionale në mënyrë që gradualisht të zhvillojë potencialin sipërmarrës. Pyetjet të cilave studentet duhet t’u jepnin përgjigje me anë të punimit janë:
1. Çfarë ndryshimesh apo mundësish në industri parashikoni të zhvillohen në 5 apo 10 vjetët e ardhshëm?
2. Çfarë inovacionesh ose teknologji të reja do të drejtojnë këto mundësi ndryshimesh botërore?
3. Cilat rajone të botës kanë potencialin më të madh për të zhvilluar këto mundësi? Për cilat ju vetë jeni më të interesuar?
4. Cilat aftësi ju nevojiten për të zhvilluar në mënyrë që të përfitoni nga këto mundësi?
Studentët e interesuar janë të ftuar për të komunikuar për informacion të mëtejshëm në: [email protected]
