Universiteti Barleti nënshkroi kontratën e bashkëpunimit me Pearson Language Tests për hapjen e një qendre testimi të gjuhës angleze sipas formatit PEARSON, të administruar krejtësisht nga UB. Pearson përfaqësohej në këtë rast nga Agjensioni për Përkrahje të Punësimit në Kosovë (APPK), të udhëhequr nga Z. Bedri Xhafa. Bashkëpunimi i palëve për realizimin me sukses te kësaj kontrate u vlerësua si i ngrohtë dhe tepër pozitiv. Një grup nga UB me pedagogë të gjuhës angleze, të udhëhequr nga profesori i njohur, Z. Gëzim Hadaj, Phd, përfundoi gjatë një udhëtimi dy ditor trajnimin për vlerësues, duke plotësuar kështu edhe kushtin e fundit për të marrë statusin Pearson Test Center.
Ne 24 Mars, 2012, Prof. Dr. Marenglen Spiro, Rektor i Universitetit dhe Z. Bedri Xhafa, Udhëheqës i Përgjithshëm i APPK-së nënshkruan kontratën që i dha UB-së certifikatën si PEARSON TEST CENTER. Pas një ceremonie simbolike, e cila u mbajt në ambientet e kampusit I, në Universitetin Barleti, grupet e punës nga të dy palët kaluan një drekë në Hotel Adriatik. Në përputhje me Udhëzimin Nr. 14, datë 28.03.2011 "Për njohjen e testimeve dhe certifikimeve për gjuhën angleze për programet e studimit të Ciklit të Dytë dhe të Tretë në institucionet e Arsimit të Lartë" të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, dega e PEARSON TEST OF ENGLISH GENERAL (PTE) do të hapë së shpejti dyert e saj si komponent kryesor i Qendrës së Trajnimit dhe Testimit Barleti (BTTC). Në të njëjtën kohë, kjo qendër do tNULLu japë mundësi edhe nxënësve të ciklit të mesëm dhe të ulët të testojnë njohuritë e tyre në gjuhën angleze.
Rreth testimit
Pearson Test of English General (PTE General) është formuluar për të dhënë arritje pozitive në mësimin e gjuhës angleze. Testi përbëhet nga 2 pjesë: një ese me shkrim dhe një test me gojë. Eseja me shkrim teston dëgjimin, kuptueshmërinë nga të lexuarit dhe aftësitë drejtshkrimore dhe vlerësohet nga ekzaminues të jashtëm në Britaninë e Madhe. Testi me gojë vlerësohet nga ekzaminues vendas dhe dërgohet në Britaninë e Madhe për moderim.
Ka 6 nivele, që lidhen me Kuadrin e Përbashkët Europian të Gjuhëve (CEF). Te gjitha nivelet në test janë të vlerësuara nga Edexcel dhe të akredituara nga Ofqual në Britaninë e Madhe.
Certifikata nga PTE General nuk skadon. Nxënësit e gjuhës angleze janë te inkurajuar të kërkojnë mundësi të ndryshme për të praktikuar gjuhën dhe të vërtetojnë progresin e tyre rregullisht.
