Universiteti "Barleti" është i vetmi Universitet Shqiptar që merr statusin e partnerit akademik global (Global Academic Partner) të Institutit Arsimor Amerikan të Hoteleri- Turizmit (American Hotel & Lodging Educational Institute -AHLEI) (http://www.ahlei.org/). AHLEI është një oranizatë jo-fitimprurëse themeluar në 1953 dhe aktualisht është prezente në më shumë se 60 vende në Europë, Azi, Afrikë, Lindjen e Mesme, dhe Amerikën Latine. Me marrjes e statusit GAP, Universiteti "Barleti" mund të ofrojë kurse në industrine e Hoteleri- Turizmit të njohura ne mbarë-boten dhe në përfundim të tyre të ofrojë Certifikatën e AHLEI për operacione në industrine e Hoteleri- Turizmit.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, e cila pritet të realizohet me datë 8 Mars 2012 në Berlin gjate panairit ndërkombëtar të turizmit më të madh në botë (http://www.itb-berlin.de/en), Universiteti mund te përdorë materialet akademike të AHLEI dhe të japë certifikata të njohura ndërkombëtarisht nga AHLEI si pjesë e Diplomës në Menaxhim Hoteleri-Turizëm të ofruar nga ai vetë.
Në këtë mënyrë, Universiteti "Barleti" bëhet pjesë e rrjetit botëror të mbi 2500 Institucioneve që ofrojnë kurse të AHLEI që përfshin: Cornell University (SHBA), Johnson & Michigan State University (SHBA), Purdue University (SHBA), University of Delaware (SHBA), University of Nevada Las Vegas (SHBA), Indira Gandhi National Open University (Indi), William Blue College of Hospitality (Australi), Swiss Hotel Management School (Zvicër), dhe shumë Universitete të njohura në menaxhimin e operacioneve të hoteleri-turizëm.
